Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka reaguar ndaj grevës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
Me anë të një reagimi KNK thekson se nuk e përkrah grevën e organizuar nga Sindikata.
“Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës- si organizatë përfaqësuese e nxënësve të gjithë nxënësve të shkollave të mesme në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar-KYC konsiderojmë që pakënaqësitë lidhur me rritjen e pagave, sado legjitime duhet të adresohen në forma tjera, që nuk e pengojnë procesin mësimor, nga i cili pësojnë më shumë, dhe se zëvendësimi i orëve nuk ofron efektin e njëjtë të procesit mësimor”.
Po ashtu në komunikatën e Këshillit të Nxënësve shkruan se konsideruar në legjislacionin në fuqi,në ligjin për grevë shkruan se grevat nuk mund të deklarohen pa u shterrur gjitha mjetet e pajtimit mes palëve.
“Andaj KNK duke besuar në të drejtën e mësimdhënësve për grevë, të njëjtëve ju rekomandon të shterin gjitha mjetet, në mënyrë që të mos e dëmtojnë të drejtën tonë për mësim. Greva duhet të ndërpritet, dhe institucionet si SBASHK, Ministria e Arsimit, dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të bashkëpunojnë për një zgjidhje të përshtatshme”, theksohet në komunikatë.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës