Pasi që është miratuar emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjitha dokumentet zyrtare që qarkullojnë për përdorim ndërkombëtar si: Pasaporta, patentë shoferi, memorandumet, dokumentet doganore, duhet patjetër të ndërrohen në afat prej pesë viteve.
Ndërsa ato dokumente për qarkullim të brendshëm si letërnjoftimet, certifikatat, shtetësitë duhet të ndërrohen paralelisht me hapjen e kapitujve adekuat negociues për anëtarësim në BE.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur se, ky proces do të nis gradualisht duke përfshirë të gjitha dokumentet personale të qytetarëve, por edhe dokumentet zyrtare, pasi që bëhet fjalë për zgjidhje me përdorim të përgjithshëm.
Por këto ndryshime do të duhet të bëhen gradualisht, duke përcaktuar një periudhë kohore, ku kryeministri maqedonas përmendi edhe diplomat, që duhet të ndërrohen brenda 5 viteve.
Me këtë të gjithë qytetarët do të duhet të paguajnë për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të gjitha dokumenteve të tjera zyrtare, që duhet të jenë valide dhe që do të shërbejnë për nevojat e tyre.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...