Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga Drejtori i Administratës Komunale, Armend Vokshi dhe Drejtoresha e Arsimit, Diana Qarkaxhija, të hënën gjatë ditës ka zhvilluar takim pune me banorët e tri komuniteteve pakicë rom, ashkali dhe egjiptian, në Lagjen Brekoc të Komunës së Gjakovës.
Në këtë takim banorët e komunitetit RAE kanë paraqitur një brengë të veçantë para Kryetares së Komunës për çështjen e legalizimit të objekteve të banimit.
Shumë familje të këtij komuniteti kanë ndërtuar objekte banimi në zonën e bregut të lumit “Ereniku” kohë më parë, por edhe në pjesën e lartë mbi këtë lum, dhe është kërkuar nga Kusari-Lila që të gjendet një zgjidhje e favorshme për legalizimin e këtyre objekteve.
Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nuk ka leje dhe as legalizim për këto objekte të ndërtuara në zonën e shtratit të lumit “Ereniku”.
“Ndërsa, sa i përket objekteve tjera të banimit në këtë zonë, administrata e komunës përmes drejtorisë përkatëse do ta studiojë terrenin dhe do të definoj më tutje çështjen”, ka thënë Kusari-Lila.
Në fushën e asistencës sociale, është shtuar se kjo çështje është nën kompetencë të Ministrisë përkatëse dhe Komuna nuk mund të ketë ndërhyrje direkte./arbresh.info/
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...