Leandro Paredes duket se do të jetë mesfushori më i ri i Chelseat.
Mesfushori argjentinas do të largohet nga skuadra ruse Zenit St Petersburg pas një viti e gjysmë.
24-vjeçari ka konfirmuar nëpërmjet ‘Twitterit’ se do t’i bashkohet Chelseat, kur ka pëlqyer një video që e lidh atë me klubin londinez.
Mediat angleze kanë raportuar se tanimë edhe dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Angli.
Chelsea pritet të paguajë 30 milionë euro dhe pesë të tjera në formë bonusesh për Paredes.
Ish-anëtari i Romës do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me klubin londinez.
Ka qenë trajneri Maurizio Sarri që ka këmbëngulur për transferimin e Paredesit, pasi dyshja kishin punuar së bashku te Empoli kur argjentinasi ishte huazuar nga Roma.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi