Juventusi ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Bologna.
Kampionët në fuqi të Italisë arritën të triumfojnë në kuadër të Kupës së Italisë me rezultat të pastër 0-2
Federico Bernardeschi dhe Moise Kean ishin autorët e golave për Juventusin, në një ndeshje ku Max Allegri kishte pushuar disa nga yjet e skuadrës.
“Jam shumë i kënaqur për atë që kemi bërë në fushën e lojës dhe për kualifikimin”.
“Ndeshja me Bolognan nuk ishte e lehtë, veçanërisht pas pushimeve, por lojtarët treguan vendosshmëri dhe morën fitore”, tha Allegri.
Krejt në fund trajneri Allegri ka lavdëruar edhe futbollistët e rinj si Spizanolla, Keane dhe Bernardeschi.
Në çerekfinale Zonja e Vjetër do të pres fituesin e ndeshjes mes Atalantës dhe Cagliarit.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin