Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë përmes një deklarate ka shprehur shpresën e tij se Greqia do të jep pëlqimin për Marrëveshjen e Prespës dhe se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.
– Zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës është shumë afër. Unë pres që Parlamenti grek të jep pëlqimin për Marrëveshjen dhe se vendi Maqedonia e Veriut së shpejti të anëtarësohet në NATO dhe të filloj negociatat për anëtarësim në BE. Mosmarrëveshja për emrin midis Shkupit dhe Athinës zgjati 27 vjet. Përgjegjësit, në radhë të parë, kryeministri Tsipras dhe Zaev kanë bërë përpjekje të mëdha që ky konflikt më në fund të zgjidhet. Ata dhanë një shembull inkurajues se puna e vazhdueshme me fakte dhe e qëndrueshme me kurajo politike në diplomaci mund të çojë në sukses. Kjo dërgon një sinjal inkurajues për të gjithë rajonin, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman në një deklaratë për Deutsche Welle.
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona