Gjykata në Egjipt ka dhënë vendim për pafajësi ndaj 9 drejtuesve të lartë të Organizatës së Vëllazërisë Myslimane (Ihvan) duke përfshirë në mesin e tyre edhe Muhammed Bedii kryetarin e Bordit këshillues të Ivhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqësorit, mësohet se Gjykata penale në Giza ka dhënë vendimin për pafajësi në çështjen e njohur si “ngjarjet e xhamisë İstikamet” për Muhammed Bedii, Muhammed el-Biltaci babai i vajzës dëshmore Esma el-Biltaci, Isam Iryan, ish-ministri i Furnizimit Basim Avde, Safvet Hicazi dhe për personat e tjerë.
– Vendimi i parë për pafajësi që jepet në mënyrë masive
Abdulmunim Abdulmaksud, kreu i delegacionit të mbrojtjes në këtë çështje në një deklaratë për AA tha se vendimi në fjalë është vendimi i parë për pafajësi që jepet në mënyrë masive për Muhammed Bedii dhe drejtuesit e Ihvan-it.
Më 22 korrik 2013 pas grushtit ushtarak të 3 korrikut në Egjipt në afërsi të xhamisë Istikamet në perëndim të Kajros humbën jetën 9 persona ndërsa u plagosën shumë të tjerë si pasojë e ngjarjeve të dhunshme të ndodhura mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të grusht shtetit.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...