Të hënën ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit konform Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar. Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.
Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.
Plotësim ndryshimi i ligjit ka paraparë edhe disa pozita të reja që ma herët këta zyrtar nuk kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurin, këta zyrtar të lartë publik duhet të deklarojnë pasurinë sipas kësaj kërkese./gazetafjala/
Bashkëshortja e Edi Ramës, Linda: Gatuaj vetë, nuk kam dado ...
Ish-drejtori i FBI nën hetim për postimin e konsideruar si k...
Profesoresha e Universitetit të Prizrenit e denoncon në poli...
Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës
Osmani feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkës...
Granit Xhaka fillon të mendoj për kalimin te Galatasaray – z...