Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të ndërmarrë hapa konkretë dhe të shpejtë në çështjen e denuklearizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në rezidencën presidenciale “Cheong Wa Dae” Moon, tha se Koreja e Veriut duhet të ndërmarrë hapa konkretë dhe të shpejtë në denuklearizim. Ai potencoi se edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të hedhë disa hapa në këtë drejtim.
“Koreja e Veriut duhet të ndërmarrë hapa më të guximshëm për denuklearizimin nëse dëshiron zgjidhjen e çështjes së sanksioneve ndërkombëtare”, tha Moon duke shtuar se vendi i tij do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar në mesin të cilave janë edhe SHBA-të në lidhje me zgjidhjen e çështjes së sanksioneve.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un gjatë një takimi të zhvilluar më 8 janar në Sallën e Madhe Popullore në Pekin me presidentin kinez, Xi Jinping, tha se “Koreja e Veriut do të vazhdojë qëndrimin e saj për denuklearizimin dhe zgjidhjen e çështjes së Gadishullit Korean përmes dialogut dhe negociatave. Ne do të bëjmë përpjekje për mbajtjen e një samiti të dytë mes liderëve të Koresë së Veriut dhe SHBA-së, për të evoluar sukseset e mirëpritura nga i gjithë komunitetit ndërkombëtar”.
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...