Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash pritet që të votohet pra zgjedhjeve presidenciale, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha. Propozim ligjin për parandalim të korrupsionit, pas ndryshimeve kushtetuese, me flamur evropian do të kthehet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në seancën e fundit qeveritare për vitin 2018-të, Qeveria mori vendimi që të tërheq ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash me qëllim që ligji të kthehet në Kuvend me flamur evropian. Kjo do të thotë që ligji do të miratohet më shpejtë si pjesë e ligjeve evropiane. Pres që ky ligj të miratohet para zgjedhjeve presidenciale”, tha Hoxha.
Nga Qeveria presin gjithashtu që opozita, e cila ka vërejtje serioze ndaj propozim ligjit, të marrë pjesë në miratimin e saj.
OBRM-PDUKM paraqiti 27 amendamente për ligjin, dhe vërejtjet kryesisht i referohen kontrollit të financimit të partive politike.
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...