Lajmi se gjatë mbrëmjes së sotme se dy autobusë me të rinj nga Kamenica janë nisur për në Kroaci, nuk qëndron.
Kështu të paktën ka thënë nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, raporton Gazeta Blic
“Lajmet për shpërngulje masive nuk qëndrojnë, ju bëj thirrje mediave që të kenë kujdes në këtë aspekt, pasi kjo temë është tepër sensitive” ka thënë ai përmes një njoftimi.
Ndryshe, gjatë mbrëmjes është raportuar se një kompani nga ky qytet ka krijuar bashkëpunim me biznese të ndryshme me Kroacinë, të cilat po ofrojnë vende pune për të rinj nga ky qytet.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran