Ole Gunnar Solskjaer ka fituar tashmë besimin e lojtarëve të Manchester Unitedit.
E përditshmja britanike, Mirror shkruan se norvegjezi ka kontratë me klubin anglez deri në fund të sezonit, ndërsa kryesia e Unitedit është në proces e sipër të përzgjedhjes së një pasuesi.
Javë më parë pas rezultateve të dobëta, Djajtë e Kuq shkarkuan trajnerin e njohur portugez, Jose Mourinho.
Megjithëse trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino mbetet zgjedhja e parë e bordit, lojtarët e gjigantit të Old Trafford do të ishin të lumtur që të vazhdonin me trajnerin aktual, transmeton Telegrafi.
Ish-sulmuesi ka bërë “kërkesë” që të qëndroj në krye të ekipit përtej këtij sezoni pas pesë fitore të njëpasnjëshme në po aq ndeshje.
Stili i menaxhimit gjithëpërfshirës të Solskjaerit, në krahasim me qasjen e ndarë të paraardhësit Jose Mourinho, është përshëndetur nga skuadra e Unitedit, veçanërisht nga sulmuesit.
Strategu 45-vjeçar, i cili aktualisht është huazuar nga skuadra e Moldes, nuk ka bërë ndonjë sekret të suksesit, pore zëvendëskryetari ekzekutiv Ed Woodward thuhet të jetë jashtëzakonisht i impresionuar nga fillimi që ka bërë trajneri.
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...