Milan po kërkon që me çdo kusht ta trasnferojë një lojtar sulmues në këtë afat kalimtar.
Së fundmi, “rosonerët” duket se po ndjekin gjurmët e lojtarit që ka qenë surpriza e këtij edicioni në Serie A.
Sulmuesi i Genoa, Krzysztof Piatek, është emri i ri në listën e dëshirave të Milan, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Reprezentuesi polak thuhet se po shihet si zëvendësuesi ideal për argjentinasin Gonzalo Higuain.
Piatek është lojtari me më së shumti gola në Serie A këtë edicion, pas Cristiano Ronaldos.
Transferimi i tij në San Siro do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për skuadrën e Gennaro Gattusos.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje