Për dallim nga ditët e kaluara, gjatë ditës së sotme numri i fëmijëve të cilët kanë pranuar vaksinën kundër fruthit është shumë më i ulët, gjegjësisht vetëm 11 fëmijë.
Me këtë numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 1069. Nga ministria e Shëndetësisë nuk raportojnë për raste të reja të të prekurve ndërsa njoftojnë se gjendja e të prekurve është stabile dhe shkon drejt përmirësimit. Për momentin tetë nga të prekurit janë në hospitalizim, të cilët pritet që të lëshohen nga spitali gjatë ditëve të ardhshme.
Nga ministria e Shëndetësisë përsërisin qëndrimin se ende vlen kriteri që fëmijët e pa vaksinuar nuk do të pranohen nëpër çerdhe derisa ta pranojnë të njejtën. Ndryshe, gjatë ditës së nesërme qendrat e vaksinimit do të jetë të hapura vetëm gjatë ndërrimit të parë, që domethënë nga ora 7:30 deri në orën 13:00
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup