Trenat me hidrogjen nuk e ndotin mjedisin dhe lirojnë vetëm avull të ujit. Pritet që ata të vihen në qarkullim në Britani të Madhe duke filluar nga viti 2021. Rreth 100 lokomotiva të tilla janë duke u ndërtuar dhe të gjitha pritet ta fillojnë qarkullimin në pjesë të ndryshme të Britanisë pas dy vjetëve.
Këta trena lëvizin pa bërë pothuajse aspak zhurmë dhe mund të arrijnë shpejtësi deri në 140 kilometra në orë. Trenat e rinj po identifikohen me emrin “Breeze”. Ata do të prodhohen nga kompania franceze “Alstom”, ndërsa marrëveshja për realizimin e këtij projekti tashmë është arritur.
Hidrogjeni krijon energji për mbushjen e një baterie dhe të një motori përmes përzierjes së hidrogjenit me oksigjen. Elementet e vetme që lirohen nga këta trena janë uji dhe avulli, ndërsa energjia e liruar ruhet në bateritë me litium, të cilat janë të vendosura brenda lokomotivës.
Sidoqoftë, përdorimi i këtyre baterive nuk ka gjetur zbatim të gjerë sepse prodhimi i tyre është më i shtrenjtë sesa ndërtimi i motorëve tradicionalë. Një grup trenash elektrikë të cilët janë ndërtuar në vitin 1988 do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen modifikimit.
Këta trena mund të udhëtojnë 1000 kilometra me një rezervuar të hidrogjenit, që është largësi e ngjashme me atë që mund ta bëjnë trenat me naftë, shkruan “Daily Mail”
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...