Kryeministri i Kosovës, dikur ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se kur është takuar për herë të parë me kryetarin e tanishëm të PDK’së, Kadri Veselin.
Haradinaj ka treguar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se takimi i parë me Veselin nuk ishte i mirë.
Ai ka thënë se Veseli në këtë takim ka qeshur shumë.
“Kadriun e kam takuar në Zvicër. Me Kadriun jam taku njëherë, po nuk patëm kaluar mirë. Ai u qeshke në takim, unë nuk u ndjeva mirë. Ne folshim seriozisht, derisa ai qeshke”, ka thënë Haradinaj.
“Me kanë naj temë hajgare qeshim bashkë, po ajo ishte temë serioze” ka treguar Haradinaj.
“Më vonë e pata kuptuar se kush është Kadri Veseli dhe nga cila familje vjen”.
Haradinaj ka treguar se me Hashim Thaçin nuk është takuar më herët, por Thaçin e ka njohur vetëm gjatë luftës në Kosovë.
“Hashimin nuk e kam takuar me herët, vetëm në luftë në Kosovë”.
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie