Barcelona ka tentuar transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United verën e fundit.
Mesfushori francez përkundër suksesit në Kupën e Botës me Francën, vazhdonte të mos shijonte kohën e tij te Manchester United, shkaku i raporteve jo të mira me trajnerin Jose Mourinhon.
Ishte agjenti Mino Raiola që kishte provuar ta ‘shpëtonte’ Pogban, duke i ofruar atë Barcelonës, shkruan mediet në Spanjë.
Pas kësaj, drejtues të Barcelonës ishin vënë në kontakt me drejtues të Manchester United, por bisedimet nuk ishin hapur, pasi ‘Djajtë e Kuq’ kanë refuzuar shitjen e Pogbas.
Drejtuesit e United u kanë thënë atyre të Barcelonës se më parë mund të largojnë Mourinhon se sa të shesin Pogban.
Me këtë, drejtuesit e Barcelonës kuptuan se Pogba për Manchester Unite kishte rëndësinë që Messi ka për katalanët, dhe vendosen të ndërprenë bisedimet.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...