Vrasja e policit nga Istogu, Izet Demaj gjatë kohës që ai ishte në detyrë po cilësohet si akt heroik, duke prekur kështu gjithë shqiptarët.
Për të ndihmuar sado pak familjen e tij, gruan dhe dy vajzat që ka lënë pas, janë formuar fondacione të ndryshme për t’u mbledhur mjete financiare.
Përpos krijimit të një fondacioni online, janë grumbulluar mjete edhe në mënyra tjera.
Rrjeti i Shitësve me pakicë ka treguar për Indeksonline se ka grumbulluar 10 mijë euro për familjen e policit të vrarë.
Ndryshe, Demaj ka humbur jetën ditën e enjte gjatë kohës që u mundua të ndaloj Kamer Metajn, që po kryente plaçkitje në një bankë, i cili po ashtu mbeti i vdekur./Indeksonline
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...