Google ka përditësuar statistikat e versioneve të platformës së saj Android sot në faqen e saj pas raporteve interesante të zbuluara muaj më parë.
Në muajin shtator, Lollipop gjendet në 21% të të gjitha pajisjeve me platformë nga gjiganti Google, Android. Kjo është hera e parë, transmeton arbresh.info, që versioni Lollipop ka kaluar shifrën mbi 20% të përdoruesve. Ashtu siç mund ta shikoni edhe në tabelën më poshtë, kalkulimi përfshin edhe instalimet e versionit Android 5.0 dhe Android 5.1, pasi të dy versionet janë të emëruar Lollipop.
KitKat ende udhëheq me 39.2% të instalimeve, i ndjekur nga tri versionet e tjera të Android Jelly Bean, që në përgjithësi mburren me 31.8% të tregut.
Bazuar në statistikat, krijuesit e telefonave me platformë Android janë duke prodhuar produkte që përdorin platformën e fundit Android Lollipop, derisa në të njëjtën kohë janë edhe duke i përditësuar pajisjet e vjetra në sisteme të reja operative./arbresh.info
Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në rreth 15 eu...
Nipi i Donald Trump ngrit alarmin për shëndetin mendor të pr...
Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve
Deti me dallgë në Himarë, 16 turistë të huaj kërkojnë ndihmë...
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Edhe këtë verë, Shqipëria përballet me vatrat e zjarrit