Një grup njerëzish që mbanin të veshur jelekë të verdhë, u tubuan para konsullatës së Përgjithshme të Francës në New York, për të mbështetur protestat në Paris.
Protestuesit mbanin pankarta në të cilat kishin shkruar në anglisht dhe frëngjisht mesazhe mbështetëse dhe solidarizuese me të gjithë punëtorët. Ata thanë se po mbështesin protestat në Paris që po zgjasin për pesë javë.
Protestat në Francë filluan më 17 nëntor, dhe u organizuan në shenjë pakënaqësie për rritjen e paralajmëruar të çmimit të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, por u kthyen në demonstrata të “Jelekëve të Verdhë”, kundër administrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Demonstruesit kërkojnë kushte më të mira jetese ndërkohë që protestat e “Jelekëve të Verdhë” do të vazhdojnë pavarësisht njoftimeve se çmimet e karburantit janë anuluar për vitin 2019.
Në trazirat në Francë, deri më tani kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 4,341 të tjerë janë arrestuar.
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë