Ramush Haradinaj ua ka treguar serbëve “recetën” për marrëveshje, njohjen reciproke dhe fqinjësinë e mirë mes dy shteteve.
Por, sipas mediave serbe, plani që ka propozuar Haradinaj është i pamundshëm pasi që Serbia do të humbiste me miliarda dollarë.
Plani me 30 faqe, me një preambulë dhe 16 kapituj, sipas mediave fqinje nga Beogradi, ka për qëllim kapitullimin e Serbisë.
Plani i Haradinajt sipas mediave serbe kërkon që Serbia të paguaj dëmet e luftës, pensionet e papaguara, rikthimin e kursimeve nga bankat jugosllave si dhe kompensim për përfitime sociale, shtesa për fëmijë dhe transmetim të energjisë elektrike.
Në bazë të llogarive serbe, këto do të kapnin shifrën e 22 miliardëve euro.
Mediat serbe thonë se Haradinaj në planin e tij këmbëngul me çdo kusht në kompensimin e dëmeve ekonomike.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...