Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, me votat e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit.
Konjufca ka kritikuar ish-kolegët e tij, duke thënë se tashmë janë bërë pjesë qeverisë.
Konjufca në DPT te Fidani në T7 ka thënë se me votën për miratim të buxhetit të vitit 2019, PSD është bërë pjesë e qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se “tashmë vetëm duhet të dihet çmimi që është shitur PSD”.
“ PSD veç është bërë pjesë e qeverisë. Tash mund të pritet ndonjë reformim i qeverisë dhe PSD të marr pjesën e vet”, ka thënë Konjufca.
Deputeti i VV’së, ka thënë se PSD ka gabuar që i është bashkuar Ekipit Negociator, pasi sipas tij më këtë veprim veç është forcuar Hashim Thaçi.
“ Hashim Thaçi është kryesori në këtë ekip. Këta tjerët mund të shkojnë në Bruksel, por nuk do të kenë takime në nivele të larta”.
Konjufca ka thënë se PSD po bëhet patericë e qeverisë dhe është duke i keqpërdorur votat e qytetarëve.
“ Ata sa kanë qenë pjesë e VV’së e kanë kritikuar qeverinë. E kanë kritikuar edhe Thaçin, tash ata po bashkëpunojnë edhe me qeverinë edhe me Thaçin”.
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...