I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku Duke komentuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit kosovar Hashim Thaçi, Çollaku deklaroi se ajo është një mesazh i drejtpërdrejtë për lidershipin e Kosovës për ta shfrytëzuar këtë mundësi ideale për një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse.
Në anën tjetër sipas tij, ka edhe mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të involvuara edhe në këtë fazë përfundimtare të dialogut ashtu siç kanë qenë qysh nga fillimi në vitin 2011, shkruan rtv21.tv.
Çollaku shton se letra është dëshmi e përfshirjes së administratës amerikane, Shtëpisë së Bardhë e Departamentit të Shtetit, në këto përpjekje për të arritur një marrëveshje përmbyllëse të këtij dialogu.
Involvimi i presidentit Trump dhe akterëve të tjerë sipas Çollakut nënkupton se tani është koha për të vepruar, pasi kemi dritaren e hapur e cila po mbyllet dhe mundësinë që kemi për marrëveshje nuk do të jetë aty përgjithmonë.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin