Papa Françesku i ka kërkuar ndjesë viktimave që kanë rënë pre e abuzimeve seksuale nga klerikët katolikë, dhe i ka siguruar ata se çdo pretendim i tyre tani e tutje do të trajtohet me përgjegjësinë dhe seriozitetin më të lartë. Kreu i Kishës Katolike u kërkoi abuzuesve që të pranojnë fajet në mënyrë që të përfitojnë nga drejtësia hyjnore.
Papa Françesku u ka kërkuar klerikëve katolikë të akuzuar për ngacmime seksuale se Kisha nuk do të jetë në krahun e tyre.
Në fjalën e tij të përvitshme përpara organit qeverisës të Vatikanit, papa pranoi se Kisha Katolike i ka trajtuar përciptas disa nga pretendimet e viktimave ndër vite.
Papa Françesku: Po e bëj të qartë se turpe të tilla nuk do të falen nga Kisha, dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të vënë para ligjit të gjithë ata që i kanë kryer. Është fakt i pamohueshëm që në të kaluarën, me papërgjegjshmëri, skpeticizëm, por edhe prej mungesës së përvojës ose dritëshkurtësisë shpirtërore e njerëzore, për shumë raste të abuzimit të të miturve nuk është treguar gatishmëria e duhur. E gjithë bashkësia katolike ka vendosur që kjo të mos ndodhë më. Ndërsa atyre që abuzojnë me të miturit do t’u thosha: konvertohuni dhe dorëzohuni përpara drejtësisë njerëzore që t’ju presë drejtësia hyjnore.
Vitet e fundit, Kisha Katolike është fajësuar për një sërë skandalesh me abuzimin e fëmijëve, ndërsa vetëm javën e kaluar kreu i saj shkarkoi dy kardinalë nga rrethi i tij i ngushtë të akuzuar për ngacmime seksuale.
Sipas viktimave, pretendimet e tyre ishin anashkaluar nga kleri katolik.
Abuzimet seksuale nga përfaqësuesit e Kishës do të jenë edhe fokusi i një konference të jashtëzakonshme që Papa Françesku pritet të thërrasë në 21 deri në 24 shkurt në Vatikan.
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...