Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dje mbajti mbledhje konstituive ku miratoi interpretimin autentik të dispozitave të Statutit të ShGM-së në lidhje me Kuvendin zgjedhor, sipas të cilit kryetari i Shoqatës Mlladen Çadikovski ishte zgjedhur në mënyrë legjitime me shumicën e votave të anëtarëve të rregullt të pranishëm gjatë votimit. Përveç kësaj, Këshilli konstatoi se gjatë mbajtjes së Kuvendit nuk është marrë asnjë ankesë në lidhje me procesin e votimit nga anëtarët e pranishëm ose nga anëtarët e Komisionit Verifikues dhe Komisionit Zgjedhor. Të gjitha palët që kanë ndonjë dyshim rreth procedurës së zgjedhjeve mund të përdorin mjetet juridike që i kanë në dispozicion.
Siç njoftojnë nga ShGM-ja, në mbledhjen konstituive të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe të gjitha vendimet u miratuan njëzëri. Vendimi për të konfirmuar legjitimitetin e zgjedhjes së kryetarit të ShGM-së është bërë me konsensus të të gjithë anëtarëve të KD, ndërsa kryetari Mlladen Çadikovski nuk ishte i përfshirë në votimin për këtë vendim. Gjatë mbledhjes Filana Koka ishte e propozuar dhe e zgjedhur njëzëri për zëvendës kryetare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këshilli Drejtues bëri thirrje për konsolidimin e anëtarëve për të ruajtur dinjitetin dhe unitetin si parime kryesore për mbrojtjen e interesave të të gjithë anëtarëve të SHGM-së. Këshilli konstatoi se për të gjitha mendimet e ndryshme nevojitet forum i përforcuar për debate, duke pasur parasysh faktin se të dy kandidatët për kryetar programet e tyre i kishin të bazuar në përfshirjen sa më të madhe të anëtarëve në punën e Shoqatës nëpërmjet të seksioneve të propozuara. KD propozoi të diskutohet me të gjitha grupet e interesuara në esnafin dhe të formohen seksione që do t’i përfaqësojnë interesat e grupeve specifike.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...