Haradinaj ka përmendur disa nga projektet që qeveria i ka përkrahur në Komunën e Prishtinës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ndejën e fundvitit të organizuar nga Komuna e Prishtinës, dhe kryetari Shpend Ahmeti. Haradinaj ka thënë se qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës.
“Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesëmarrës në organizimin për fundvit të Komunës së Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti, në nderim të gjithë partnerëve që kanë kontribuar për kryeqytetin tonë.
Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës. Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Unaza e Qytetit dhe projekte të tjera të rëndësishme që janë mbështetur nga Qeveria dhe donatorët e tjerë, po ia kthejnë dinjitetin kryeqytetit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet