Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për rezolutën dhe projektligjin e propozuar nga partia e tij për dialogun përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.
Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pa lejen e Ekipit Negociator, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, s’mund të bisedojë me Serbinë.
Megjithatë, Molliqaj ka thënë se nëse në bisedime vjen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit Thaçi, si homolog i tij, s’mund t’i ndalohet pjesëmarrja.
Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se PSD do të tërhiqej nga dialogu, nëse Thaçi do të bisedonte me Serbinë pa leje.
“Nëse presidenti Thaçi ka takim në kuadër të procesit të dialogut… pa dakordimin e delegacionit, PSD’ja nuk do të jetë pjesë e dialogut”, është shprehur ai.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...