Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq do të flasë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë pas formimit të Ushtrisë.
Burime të gazetës serbe ‘Blic’, thonë se Vuçiq në këtë mbledhje do të flasë për presionet ekonomike siç është taksa 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.
Po ashtu, do të diskutohet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij është e paligjshme dhe antikushtetuese, transmeton lajmi.net.
Ekipi i ri negociues kosovar do jetë temë tjetër diskutimi, madje fokusi është të kryesuesi i këtij ekipi, Fatmir Limaj.
“Do të përmendet edhe se Beogradi ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e dialogut Beograd-Prishtinë, ndërsa kjo e fundit ka lënë mënjanë Asociacionin e komunave serbe”, thotë i njëjti burim i gazetës.
Tutje, gazeta thotë se Vuçiq do flasë edhe për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet të nis në orën 21:00.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...