Shumica e ministrave të kryeministres britanike Theresa May mendojnë se plani i saj për Brexitin është “i vdekur” dhe shqyrtojnë opsione tjera, midis të cilave edhe opsionin për referendum të dytë, shkruan gazetar britanike “Times”.
Javën e ardhshme May duhet të bisedojë me ministrat për qëndrimet e reja.
Një grup i ministrave, midis të cilëve janë edhe ministrja e Punës dhe Sistemit pensional Amber Rudd dhe ministri i Financave, Philip Hammond, janë për opsionin për referendum të ri nëse të gjitha opsionet tjera janë harxhuar, shkruan “Times”.
Një grup tjetër i ministrave, midis të cilëve janë ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor Michael Gove dhe ministri i Punëve të Brendshme Sajid Javid, kundërshtojnë në idenë për referendum.
Ministrat tjerë, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, dëshirojnë ta rrezikojnë daljen nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan gazeta britanike.
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...
Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e k...
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media