Deri tash afërsisht dhjetë persona kanë marrë ftesa nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.
Por të gjithë kanë deklaruar se nuk e dinë në çfarë cilësie do të intervistohen si dëshmitarë apo të dyshuar.
Avokatët Tahir Rrecaj dhe Tomë Gashi thonë se ky veprim i Speciales është kundër ligjeve vendore dhe ndërkombëtare.
“Është hera e parë që persona të caktuar ftohen për t’u intervistuar dhe nuk ju tregojnë në çfarë cilësie ftohen. Kjo ka ndodhë thuajse në të gjitha rastet që janë ftuar”, ka thënë Rrecaj në Zonën e Debatit.
“Kjo është në kundërshtim me të gjitha ligjet vendore apo ndërkombëtare, duhet të njoftohet paraprakisht në çfarë cilësie ftohet”.
“Është hera e parë që një gjykatë ndërkombëtare përdor këso trikash juridike gjatë intervistimit. Me këto shkathtësi hetuesit me përvojë janë duke tentuar ta bëjnë dikë që bie në këto gracka – varësisht prej të atyre Specialja do të vendos se a janë të dyshimtë apo të dëshmitarë”, ka thënë Gashi në Zonën e Debatit.
“Me ligje të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, do të duhej t’ju tregohej qysh në fillim”.
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare