Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë.
Haradinaj ka thënë gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ushtria e vendit, e cila do të krijohet të premten, do ta trashëgojë emrin nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Ushtria jonë e ka emrin FSK”, ka deklaruar Haradinaj.
“Në disa vende ushtria e ka emrin Forcat e Armatosura. Ose Forcat e Sigurisë”, është shprehur ai.
“Mandati, misioni, është ushtria”, ka theksuar shefi i ekzekutivit të vendit.
Haradinaj ka deklaruar se FSK’ja “do të jetë ushtri, as më pak, as më shumë”.
Ai ka thënë se ushtria e Kosovës përkrahet nga aleatët e vendit – dhe do të jetë moderne.
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së