Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje lamtumirëse për t’i nderuar ushtarët e kontingjentit gjerman në Prizren.
Haradinaj ka thënë se Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman.
Kryeministri ka theksuar se flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë.
“Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman. Sonte, në shenjë mirënjohje, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kam organizuar pritje lamtumirëse në nderim të ushtarëve të kontigjentit gjerman në Prizren. Përpos që i shërbyen paqes dhe sigurisë sonë për dy dekada, në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës, tani përmes Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë.
Përjetësisht mirënjohës! Danke Bundesëehr”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1000510653406682
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...