Në prag të festave të fundvitit janë kthyer sërish mesazhet nëpër telefona që vijnë me oferta të lira të fluturimeve për të mashtruar kosovarët të cilët udhëtojnë për Prishtinë.
Albinfo.ch ka raportuar disa herë për rastet e këtilla të mashtrimeve me bileta të aeroplanit. Po ashtu redaksia e albinfo.ch kishte pranuar me qindra dëshmi të udhëtarëve nga Kosova që ishin mashtruar nga skema të tilla mashtrimi që paraqiten cdo vit në prag të pushimeve.
Për këto raste është alarmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut, e cila ka dhënë një paralajmërim gjatë ditës lidhur me mashtrimin e pasagjerëve me bileta të rreme dhe fluturime fiktive.
«Po që se pranoni ndonjë ofertë të lirë të fluturimeve përmes mesazheve apo Viber-it, me kërkesë që pagesa të bëhet në ndonjë sportel të postës dhe llogaria e pagesës të dërgohet me postë, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Kompanitë mashtruese përdorin ueb faqe serioze influencuese si dhe hotline shërbimi. «, thote policia në një komunikatë, shkruan albinfo.ch.
“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut.

Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...