Një studente e cila pretendonte se ishte përdhunuar nga një koleg i saj student ka kryer vetëvrasje pasi ajo kishte rënë në depresion të thellë pas kësaj ndodhie.
Trupi i Hannah Stubbs, transmeton arbresh.info, është gjetur në shtëpinë e prindërve të saj gjashtë muaj pasi ajo ishte sulmuar nga bashkëmoshatari i saj.
Gjyshi i saj Peter, një biznesmen në pension ka thënë mbesa e tij kishte rënë në depresion të thellë pas sulmit që i është bërë në Universitetin Keele në Staffordshire.
Ai ka kritikuar edhe Universitetin për mossigurimin e zonjushës Stubbs për të parandaluar këtë që i ka ndodhur asaj.
Në një prononcim për Sunday Times, Peter ka bërë të qartë se ai beson që mbesa e tij është përdhunuar gjë që ka quar edhe në depresionin e saj dhe më pas edhe në vetëvrasje.
Babai i Hannah ka dhënë lajmin për vetëvarsjen e të bijës nëpërmjet një postimi ne Facebook ku shkruante se “Me pikëllim të madh ju njoftojmë se vajza jonë e bukur Hannah ka vdekur në shtëpi mbrëmjen e së shtunës pas një periudhe të gjatë depresioni. Ne dëshironim t’ia ofronim asaj botën por tani zoti i ka dhënë asaj parajsën”./arbresh.info.


Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...