Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se me Ministrin e Jashtëm të Francës, Le drian kanë biseduar për bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha fushat.
Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të ketë nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës.
Statusi i plotë:
Ministri i jashtëm francez Le Drian konfirmon vizitën në Prishtinë…
Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat.
Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës. Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi.

Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin