Ariana Grande po thyen rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’.
Fillimisht, kur është publikuar kënga, është bërë kënga e parë e artistes që ka arritur të marrë vendin e parë në top-listat amerikane. ‘Thank you, next’ është përdorë nga Ariana për të lënë pas të gjithë ish-të dashurit dhe lidhjet, që ka pasur, duke i përmendur madje secilin prej tyre në tekst. E pyetur se ideja e kujt ishte për të bërë një këngë të tillë, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza.

“Ishte një ditë shumë e vështirë në Nju Jork dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe kam blerë unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.

Njomza është një nga miket më të ngushta të artistes botërore dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët tjera të këngëtares, ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte, ku këndon vetë.
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...