Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se pa pajtim mes popujve në shtetet e ish-Jugosllavisë nuk ka as të ardhme për rajonin.
Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Schieb ka folur edhe raportet mes Kosovës e Serbisë dhe situatën momentale.
Ai thotë se fatkeqësisht, situata momentale është e tendosur, por shton se është me rëndësi që të dyja palët të përmbahen nga deskalimi dhe t’i rinisin bisedimet, transmeton Koha.net.
“Edhe pse, ndoshta, duket se dialogu mes presidentëve Vuçiq e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme. Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Që të bisedohet hapur për mendime të ndryshme dhe në fund të gjendet zgjidhja. Shumë më e rëndësishme sesa vetë shpejtësia është që marrëveshja përfundimtare të jetë e qëndrueshme, që të jetë e zbatueshme dhe të pranohet nga të gjithë”, ka theksuar Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...