Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një konferencë për medie ka thënë se gjatë këtij viti buxheti i ministrisë është shpenzuar aty ku ka pasur nevojë.
Ismaili ka thënë gjithashtu se janë kursyer 6 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Sot Ministria e Shëndetësisë ka blerë 6 milionë euro barna më lirë se vitin e kaluar, 6 milionë euro janë shpëtuar nga keqpërdorimi e të cilat kanë inevstuar në spitale e pajisje për pacientët tanë”, ka thënë ai
Ai ka thënë gjithashtu se gjatë viteve të kaluara ka pas keqpërdorime të mëdha të buxhetit.
“Qytetarëve u kanë krijuar shpenzime të jashtëzakonshme, sepse buxheti është keqpërdorur, dhe nuk është investuar për pacientët, por për të paguar çmim të fryera e pasurim në kurriz të tyre. Një qytetar që e dërgon fëmijën në spital detyrohet të blejë barnat, jo sepse buxheti ka qenë i vogël, por për faktin se një bari që ka kushtuar 3.30 cent është blerë me 32 euro”, ka thënë ai.
I pari i shëndetësisë kosovare ka thënë gjithashtu se do të vazhdojë me këto reforma deri në një transformim radikal të shëndetësisë.
Ndryshe kjo konference është mbajtur lidhur me luftimin e korrupsionit në blerjen e barnave me çmime të fryra dhe ruajtjen e miliona eurove gjatë vitit 2018./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...