Teuta Sahatqija, Konsulle e Republikës së Kosovës në New York, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin formimin e Ushtria e Kosovës.
Të jesh Mision i Republikës së Kosovës në New York, si shtet jo anëtar i Kombeve të Bashkuara, e bënë misionin mjaftë të vështirë, por kjo aspak nuk na ndalë për të kryer punën në shërbim të atdheut, thotë në një intervistë për Telegrafin, Teuta Sahatqija, Konsulle e Republikës së Kosovës në New York.
Ajo theksoi se Serbia, si anëtare e Kombeve të Bashkuara është shumë agresive dhe nuk zgjedhë mjete të minojë sovranitetin e Kosovës në mesin e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Por, sipas saj, Kosova ka miq të fuqishëm si ambasadorja Nikki Haley nga Misioni i SHBA-së, që fuqishëm lobon për njohjen e Kosovës nga shtete e ndryshme, dhe për anëtarësim në organizata.
Duke folur për mbështetjen e ShBA-ve, për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Sahatqija, theksoi se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në shtator, kryeministri Haradinaj mori përkrahjen e fuqishme nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne kemi edhe një Konsullatë në Iowa, e cila në veçanti merret me bashkëpunimin e armatës amerikane dhe asaj të Republikës së Kosovës. Kjo, tregon përkrahjen dhe angazhimin e veçantë që SHBA, ia kushton fuqizimit të FSK-së dhe shndërrimit në saj në Ushtri”, thonë mes tjerash në intervistë./Telegrafi/
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari