Britania mund të “zhytet në ujëra të paeksploruar” nëse ligjvënësit refuzojnë marrëveshjen e Brexit.
Kështu ka paralajmëruar kryeministrja britanike, Theresa May, e cila e ka negociuar këtë marrëveshje.
Në një intervistë për “DailyMail”, May ka thënë se refuzimi i propozimeve të saj do të nënkuptonte “paqartësi” të mëdha për shtetin.
Ajo ka paralajmëruar anëtarët e Parlamentit se veprimet e tyre mund të çojnë në zgjedhje dhe se ka “një rrezik të vërtetë” që të mos ketë Brexit fare, apo dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Zyra e May më herët ka hedhur poshtë raportimet e mediave, se kryeministrja do ta shtyjë votimin në Parlament, që është paraparë të mbahet më 11 dhjetor, ku do të votohet për Brexitin.
Muajin e kaluar, Qeveria e kryeministres May ka arritur marrëveshje me Brukselin rreth Brexitit, ku janë pajtuar për kushtet në bazë të të cilave, Britania do të largohet nga BE-ja në muajin mars. Megjithatë, kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe në Parlament./Rel/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania