Dy persona janë arrestuar sot nga policia pasi të njëjtit dyshohet se mbrëmë kanë kërcënuar me jetë drejtorin e KEK’ut Njazi Thaqi. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të arrestuarit janë dërguar qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Kamerat e sigurisë dolën vendimtare në kapjen e dy personave të dyshuar. Ende pa kaluar 24 orë nga momenti kur ata kërcënuan drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës Njazi Thaqi.
Ky i fundit i ka thënë Klan Kosovës se nuk i njeh njerëzit të cilët i zunë pritën dhe i kërkuan punësime ilegale në këmbim të jetës.
Rreth orës 17:00 në hyrje të banesës së tij në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dy persona ia zunë pritën Njazi Thaqit.
“Tu u fut në banesë kanë ardhë dy persona, të cilët për mua kanë qenë të panjofshëm. Më kanë thirr në emër dhe kanë tentu me ma dhanë një letër në të cilën ishin dy emra të cilët u dashka me i punësu”, tha Thaqi për Klan Kosovën.
E nëse Thaqi nuk bën një gjë të tillë u kërcënua edhe me vrasje.
Shkak për gjithë këtë sipas drejtorit të KEK’ut është një konkurs për vende të lira pune i hapur nga Korporata që ai drejton.
Pa kaluar 24 orë nga kërcënimi policia i ka kapur dy të dyshuarit.
Ata u kapën falë filmimeve të kamerave të sigurisë në këtë lagje.
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...