Manchester United ka mposhtur me lehtësi në Old Trafford skuadrën e Fulhamit.
“Djajtë e Kuq” siguruan tri pikë të plota me një fitore të thellë 4 me 1 në takimin e zhvilluar si nikoqir në kuadër të xhiros së 16-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Anësori Marcus Rashford është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes me një paraqitje të shkëlqyer. Reprezentuesi i Anglisë është vlerësuar me notën 8.9 pas dy asistimeve dhe një goli.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe Juan Mata që krijoi një asistim dhe një gol (8.5), Lukaku me një gol (8.4) dhe Ashley Young me gol dhe asistim (8.3).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mesfushori Andre Frank Zambo Anguissa (5.2)./arbresh.info/

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...