Eksperti i kibernetikës, Hekuran Doli, ka thënë se Kosova në dy ditët e fundit po përballet me luftë kibernetike për shkak të sulmeve të shumta nga shtete të ndryshme e edhe nga Kosova.
“Në dy ditët e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetik më të madh me të cilin jam ballafaqu ndonjëherë në karrierë, pavarësisht se kam mendu se kam pa gjithçka në këtë aspekt. Siç po vërehet, Kosova është në luftë kibernetike. Fatmirësisht deri në këtë moment po mbahemi mirë, nuk e di çka ndodhë në minutat në vijim”, ka shkruar Doli në Facebook.
Ai ka thënë se këto sulme janë duke ardhur nga shtete te ndryshme duke përfshirë edhe Kosovës.
“Prej kahmosit, e çka është më e keqja edhe prej Kosovës”, ka shkruar Doli.
Sot Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për sulmet kibernetike që i janë bërë kësaj ministrie.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit