Eksperti evropian Reinhard Priebe, prej 5 deri 7 dhjetor ka qëndruar në Shkup me grupin e tij, me të cilët kanë vlerësuar gjendjen e sundimit të së drejtës në vitin 2015 dhe 2017.
Priebe ka dashur të mbikëqyr zbatimin e rekomandimeve që i ka dhënë grupi për reforma gjyqësore. Ai ka realizuar takime me akademikë, gjykatës dhe prokurorë, prej të cilëve ka kërkuar të punojnë në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Priebe mes tjerash ka theksuar nevojën për paketin e radhës në Ligjin për gjykqtës dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor, që të përmbajnë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ekspertëve të BE-së. Priebe edhe një herë e ka theksuar nevojën që të ripërtërihet besimi në institucionet gjyqësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Priebe do ta informojë Komisionin Evropian për përgatitjet e raportit të ardhshëm për Maqedonin, i cili pritet të publikohet në pranverën e vitit 2019./Telegrafi/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...