Paraqitjet e mira këtë sezon si te klubi i tij Heerenveen, e po ashtu edhe te Kosova në Ligën e Kombeve, kanë bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për Arbër Zenelin.
Në mesin e këtyre skuadrave, është edhe gjiganti turk, Fenerbahce.
Rreth këtij interesimi ka folur edhe vetë Arbër Zeneli, që është deklaruar i nderuar për interesimin e një klubi si Fenerbahce.
“Është një nder i madh për mua të shoh emrin tim të lidhur me një klub të madh”, ka deklaruar Zeneli, përcjell ‘lajmi.net’.
Zeneli që është pjesë e Heerenveen që nga viti 2016, mund t’i kushtojë Fenerbahces rreth pesë milionë euro.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...