Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar zhvillimet e fundit për ushtrinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se nëse dikujt duhet ndaluar ushtria, ajo është Serbia.
Sipas tij,ushtria serbe ende i ka duart e përgjakura, pasi ka bërë gjenocid dhe ka vrarë e dhunuar gra e fëmijë.
Më poshtë postimi i Hotit:
Nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë. Ushtria e juaj, z.Vuçiq dhe znj. Bërnabiq, është e komprometuar, ngase ka ende duart e përgjakura.
Eshtë ushtria e juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhegjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnje, në Kosovë, Bosnje e gjetiu.
Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë. Do të ndërtohet dhe kualitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi tëngjashme, me ato që pësuam ne, nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe.
Andaj, kërkoni falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara.
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë