Emisioni i fundit i Jonida Shehut ishte pikërisht për Tiranën ku ndër të tjera u fol për traditat dhe zakonet.
Por ky emision nuk i ka pëlqyer aspak gazetares së njohur të Klan Desada Metaj, e cila i është kthyer keq Jonidës.
“Kujt i thoni “katnar” ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.
Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.
Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”, shkruan Metaj në një postim në Facebook.
Jonida Shehu ka reaguar për herë të parë sot për “Blitz.al” ku u shpreh: “Mendimi që kemi për të tjerët, tregon më shumë për ne sesa për të tjerët realisht. Domethënë edhe ajo që Desada mendon për mua apo për dikë tjetër, ka vlerë dhe tregon më shumë për Desadën sesa për çdo gjë tjetër. Të gjitha Desadat e botës janë të lira të mendojnë e të shprehen si të duan…Nuk replikohet me shikuesit e programit .Nuk më pëlqen të replikoj me këdo që na ndjek në tv. Eshtë etikë profesionale, aq më tepër kur është edhe shikuese edhe kolege”, është shprehur Jonida.
Kurti inspekton punimet finale të Qendrës Multifunksionale n...
Kurti viziton punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...
“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuven...
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit,...
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...