Maqedonia është në vendin e 36-të në listën e vendeve që u mundësohet udhëtim më të lehtë, thuhet në rangimin që e bëri faqja e internetit “passportindex” për vitin 2018.
Me pasaportën e Maqedonisë lirshëm mund të hyhet në 77 vende, ndërsa në 41 vende viza jepet menjëherë gjatë hyrjes. Për bartësit e pasaportës së Maqedonisë viza është e nevojshme për 80 vende, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga vendet në rajon, Greqia në vendin e pestë, Sllovenia në vendin e 7-të, Bullgaria në vendin 10-të, pas Bullgarisë vjen Kroacia me vendin e 11, Serbia në vendin e 31-të, Mali i Zi 38, Bosnja dhe Hercegovina e 40-ta, Shqipëria në vendin e 43-të dhe Kosova si e ranguara më e dobët në vendin e 81.
Në vendin e parë të rang listës është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 113 vende, ndërsa vendin e dytë e ndajnë Gjermania dhe Singapori, ku qytetarët mund të hyjnë pa viza në 127 vende.
Në fund të listës janë vendet si Siria, Pakistani, Iraku dhe Afganistani të cilët pa viza mund të udhëtojnë në më pak se 9 shtete.
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...