Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Ekrem Gashi në ceremoninë e 15 vjetorin e themelimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka thënë se Kosova është vend i vogël por që duhet të mburret me asetet e saj, shkruan Abreshi.info.
Gashi gjithashtu ka premtuar mbështetje për këtë agjenci.
“Do të keni përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka përfunduar Gashi.
Ndërsa kryeshefi i Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri ka thënë se kjo agjenci ka kryer mbi 51 mijë ekspertiza forenzike.
“ Agjencia Kosovarë për Forenzikë gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol të rëndësishme në zbardhjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre. Gjatë këtyre 15 viteve kemi kryer mbi 51 mijë ekspertiza forenzike me mbi 6 mijë prova materiale”, ka thënë ai.
Olluri ka falënderuar gjithashtu edhe përkrahësit e kësaj agjencie.
“ Në këtë kuptim falënderojmë Qeverinë dhe Ambasadën amerikane për mbështetjen që i kanë dhënë Agjencisë së Forenzikës, OSBE dhe Tika nga ambasada turke”, ka thënë ai.
Olluri ka kërkuar gjithashtu një duartrokitje në shenjë falënderimi për punëtoret e Forenzikës/Arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?