Burrështetas dhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë edhe presidentin Thaçi, po marrin pjesë në ceremoninë mortore dhe varrimin e Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H.W. Bush.
Gjatë ceremonisë zyrtare, presidenti Thaçi dhe kancelarja Merkel shihen duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe të ulur shumë afër.
Presidenti Thaçi për vdekjen e ish-presidentit të ndjerë Bush, kishte thënë se bota do ta kujtojë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë.
“Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA”, kishte thënë Thaçi./arbresh.info

Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...